Vrau shokun mbrëmë në Tiranë, vetëdorëzohet autori

0

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së mbrëmshme të Mehmet Qemës, në rrugën ‘5 Maj’ në kryeqytet.

Marjus Dema është paraqitur në polici. Po ashtu eshte vetëdorëzuar dhe Frenkli Myftari. Mësohet se ata janë vetëdorëzuar pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjarët e tyre.

Viktima ishte ulur mbrëmë në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë. Por teksa autori, bënte prova duke mbushuar armën, ka qëlluar pa dashje në drejtim të shokut të tij, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Artikulli i mëparshëmKrimi në Vlorë, zbardhet dëshmia e mikut të Birçajt që ishte në makinë: Jam i tronditur mendova se më…
Artikulli i radhësVrau shokun mbrëmë në Tiranë, vetëdorëzohet autori