Zbardhen detaje të pathëna nga jeta e njeriut më të pasur në botë/ Striptste dhe festa të ‘egra’ në pishinë, jeta e shthurur e Bill Gates

0
Zbardhen detaje të pathëna nga jeta e njeriut më të pasur

Një nga personat më të pasur në botë që bëri bujë edhe me ndarjen e tij ditët e fundit nga bashkëshortja, Bill Gates nuk paska qenë thjesht një person i fiksuar pas kompjuterëve dhe programeve. Përkundrazi, ai ka qenë një beqar që shkonte në klube striptizmi dhe shpesh herë i merrte ato në shtëpinë e tij në Seattle.

Kështu shkruan biografi i tij James Wallace, i cili ka shkruar dy libra për Bill Gates në vitin 1990, pak pasi ai u bë miliarderi më i ri në botë.Wallace ngre dyshime nëse Gates do t’i rikthehet sërish asaj mënyre jetesë tani që është divorcuar.

“Shumë nga të rintjë që themeluan Microsoftin në atë kohë, ishin djem të rinj me bluza me njolla picash, të cilët për dy ose tre ditë i gjeje duke punuar në kodin e softuerit. Por më pas ata mbanin disa festa mjaft të egra, ku dilnin dhe merrnin striptistë në Seattle dhe i çonin në shtëpinë e Billit, ku notonin lakuriq në pishinë.” shkruan Ëallace.

Kujtojmë se një nga çiftet më të pasura në botë, Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash. Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit.

Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve, Jennifer, Phoebe dhe Rory. Ata janë bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates Foundation. Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit te fëmijët.

Artikulli i mëparshëmNdahet nga jeta ‘bosi i drogës’, i kapur me 80 kg heroinë dhe i akuzuar për disa ekzekutime (EMRI+FOTO)
Artikulli i radhësManastirliu publikon informacionin e rëndësishëm dhe jep lajmin e mirë