Analisti i njohur paralajmëron ndyshime drastike në Partinë Socialiste: Ja çfarë po përgatit Rama

0
Analisti i njohur paralajmëron ndyshime drastike në Partinë

Analisti i njohur Mentor Nazarko, lajmërimin e Asamblesë së Partisë Socialiste më 12 qershor, e sheh si një shkëputje të Ramës nga e kaluara dhe kalimin në një hap tjetër, në atë të modernizimit të vendit.

“ Rama po përpiqet, që ndërsa historia u tregua bujare me të duke i dhënë një mandat të tretë, do të përpiqet të jetë në lartësinë e këtij gjesti, sepse historia vlerëson atë që është më i zoti. Ai përpiqet të bëjë atë që pritet prej tij, që të ngrihet në lartësinë e detyrës, që mandatin e tetë do e përballojë me energji të re. Do të ngrihet mbi grupet e interesit, që për shkak të statuskuosë kanë krijuar lidhje me krimin, për shkak të kontrollit të PS, Rama do të përpiqet që të shkëpusë lidhjet me këto grupe, që kanë mundësuar fitoren e tij në qarqe të caktuara. Ai do ta hapë partinë drejt qendrës, e të nxjerrë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Ky është një lajm i mirë. Brenda mesazheve që tha, ka ngjashmërinë me zhvillime në Ballkan, që konfirmoheshin të njëjtët udhëheqës. Por Rama do të përpiqet të jetë një lider Evropian. Intervistën e sotme, ai ka thënë që Shqipëria është një terren pro Evropian, e s’ka vend për fuqi të treta. Ai do të përpiqet të kapërcejë veten, të lë një gjurmë tjetër në këtë mandat të tretë historik të tij, duke u ndërlidhur jo thjesht me vepra të mëdha kulturore. Ekonomia në këto dy mandate kanë bërë hapa modernizues, por s’kanë qenë koherente. Shoqëria shqiptare i vlerësoi këto hapa në zgjedhjet e fundit të 2021”, tha Nazarko.

Artikulli i mëparshëm“Ky është komb fshatarësh”, shpërthen keq analisti i njohur: Jemi republikë ‘kollovarësh’! (VIDEO)
Artikulli i radhësMjekët të shokuar japin alarmin: Hiqni dorë nga ky trajtim, nuk ju shpëton nga Covidi! Rrezikon përhapjen e sëmundjeve të tjera