Flet i vëllai i biznesmenit të njohur që tentoi të hidhej nga godina e Muzeut Historik: Kam takuar edhe kryeministrin, këtu është çdo gjë…

0
“Na kanë kërcënuar me jetë”/ Flet i vëllai

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Admir Jahalezi, tentoi të hidhej nga lartësia e godinës së ‘Muzeut Historik Kombëtar’. Lidhur me aktin e ndërmarrë ka folur edhe vëllai i tij, Ismet Jahelezi.

Ai tha se situata kishte arritur deri në këtë pikë sepse nuk kishte marrë asnjë përgjigjie nga ministria e Transportit në Shqëipëri. Ndërsa tha se në Kosovë, madje ishte takuar edhe me kryeministrin ndërsa këtu sipas tij, çdo gjë është hermetike, e mbyllur.

Në fjalën e tij ai gjithashtu zbuloi se ishin kërcënuar me jetë nga kompania e transportit ‘Rilindja SHPK’, të cilët donin të ndërprisnin konkurrencën dhe të opereonin të vetëm në treg.

“Kemi bërë kallëzim në prokurorinë e qarkut të Tropojës. Na kanë kërcënuar me jetë. Ministria na ka bllokuar liçencën që mos të operonim më. Na ka dalë dhe na kërcënuar pronari i agjensisë së transportit ‘Rilindja SHPK’ Në Kosovë kemi taku edhe kryeministrin. Ndërsa këtu është hermetike çdo gjë, e mbyllur.”

Artikulli i mëparshëm“Nuk ka pasur kamera sigurie”, gazetari zbardh skemën e vrasjes së 41-vjeçarit në sy të gruas: Autorët fillimisht kanë…
Artikulli i radhësMerret peng gruaja shqiptare, dhunohet dhe drogohet për 5 ditë nga pesë persona/ Çfarë thotë policia?