Merret peng gruaja shqiptare, dhunohet dhe drogohet për 5 ditë nga pesë persona/ Çfarë thotë policia?

0
Tronditëse/ Merret peng gruaja shqiptare, dhunohet dhe drogohet për 5

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Prishtinë, ku një grua është marrë peng nga një burrë dhe është dhunuar.

Policia bën me dije se një grua është marrë peng nga një burrë më 30 prill dhe është dërguar në një shtëpi të pabanuar, ku së bashku me katër persona të tjerë e kanë dhunuar dhe e kanë droguar për 5 ditë me radhë.

Ende nuk ka të arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021.  Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin,  i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar,” njofton policia.

Artikulli i mëparshëmFlet i vëllai i biznesmenit të njohur që tentoi të hidhej nga godina e Muzeut Historik: Kam takuar edhe kryeministrin, këtu është çdo gjë…
Artikulli i radhësEkzekutimi i biznesmenit 38-vjeçar në Vlorë, gazetari i njohur zbulon çfarë fshihet pas këtij atentati: Janë minimalisht 7 kamera! Vrasje me mesazh të fortë!