Avokati Spartak Ngjela ka publikuar një lajm në rrjetet sociale ku thuhet se Bill Clinton është përlotur në një restorant kur një kamarier shqiptar i ra në gjunjë duke e falënderuar atë se ia kishte shpëtuar jetën.
Ish-presidenti i Amerikës dhe Zonja e Parë ishin duke darkuar në restorantin “Sea Fire Grill”, në New York.
Kamarieri, një emigrant shqiptar i është afruar te tavolina, i ka rënë në gjunjë dhe i ka thënë Billit: “Zotëri, dua t’ju falënderoj. Mos të kishe qenë ti, nuk do të isha gjallë sot”.
Ngjela shkruan se ky ishte një gjest historik, për një figurë e lartë dhe të madhe si Bill Klinton.
“Një gjest historik i shqiptarit për presidentin Bill Klinton: një figurë e lartë kozmiko-historike. Njeri i madh dhe kohë e madhe, ku filloi historia e re e kombit shqiptar”, shkruan Ngjela.