Tentoi të vetëdigjet në sheshin “Skënderbej”, ja momenti kur neutralizohet 40-vjeçari, policia jep detaje

0

Policia jep detaje për incidentin e ndodhur sot në sheshin “Skënderbej”, gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët myslimanë.

Policia thekson se 40-vjeçari është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet, por është ndaluar nga qytetarët. Ndërkohë, LSA sjell edhe momentet kur personi është neutralizuar nga besimtarët dhe më pas shoqëruar nga policia.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.
40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmKrimi në Greqi/ Del raporti mjeko-ligjor: 20-vjeçarja britanike u mbyt me duar nga grabitësit, i futën leckë duke i bllokuar gojën dhe hundën
Artikulli i radhësZaev kërkon ndihmën e Greqisë për negociatat me BE-në