I tronditur dhe me vajzën në krahë, bashkëshorti i jep lamtumirën e fundit 20-vjeçares që u masakrua në Greqi (Foto)

0
I tronditur, me lot në sy dhe me vajzën në krahë,

Me lot në sy dhe me vajzën në krahët e tij, 34-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos i jep lamtumirën e fundit, Carolines, në vendin ku lindi dashuria e tyre, në ishullin Alonisos.

Familja, miqtë dhe njerëzit e afërm u mblodhën mesditën e sotme në Kishë për t’i qëndruar pranë familjarëve të Carolinës, 20-vjeçares që u vra në mënyrën më makabre nga 3 grabitësit, të cilët hynë në shtëpinë e saj 2 ditë më parë, dhe i morën frymën barbarisht në sytë e fëmijës dhe bashkëshortit të saj.

Charalambos Anagnostopoulos mbërriti në Alonisos përmes një helikopteri të kompanisë ku ai punonte duke mbajtur në krahët e tij, frytin e dashurisë së tyre, që lindi në vendin, ku Caroline tani, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Edhe gurët e ishullit e derdhën një lot për Carolinën, që grabitësit i morën frymën e fundit me dhunë pranë vajzës dhe bashkëshortit të saj.

I tronditur, me lot në sy dhe me vajzën në krahë,

Artikulli i mëparshëmGreqia vijon të jetë e mbyllyr/ Në Kakavijë do lejohen të kalojnë vetëm 400 veta
Artikulli i radhësNën hetim në Danimarkë, GJKKO ‘fundos’ grupin kriminal, iu sekuestron disa pasuri në Durrës dhe Tiranë