Juglindja e SHBA mbetet pa karburant / Vazhdon rritja e çmimeve. Bursa për datën 12 Maj 2021

0

Gazësjellësi Colonial ka rinisur gradualisht rrjetin më të madh të karburantit në vend, pasi sulmit kibernetik që mbylli tubacionin, duke shkaktuar mungesë të karburantit dhe blerje nën panik në juglindje të Shteteve të Bashkuara.  Sipas kompanisë, do të duhen disa ditë që tubacioni prej 8,850 kilometrash të rikthehet në normalitet, pavarësisht se shoferët në shtetet juglindore kanë bllokuar stacionet në kërkim për karburant.  Sipas analistëve, kjo mund të kërkojë 2 javë.  Sulmi kibernetik ndaloi 2.5 milionë fuçi në ditë të dërgesave të benzinës, naftës dhe karburantit të avionave të Premten e kaluar, që ishte dhe sulmi më i madh në histori në infrastrukturën energjitike të SHBA.  Sipas burimeve, kompania nuk planifikon të paguajë shpërblesën e kërkuar nga hakerat, që enkriptuan të dhënat e tubacionit.  Colonial deklaroi se po punon me ekspertë të sigurisë kibernetike për të hetuar sulmin dhe ka fuqizuar sigurinë përpara ristartimit.  Tkurrja e ofertës solli blerje nën panik në Juglindje të SHBA, duke krijuar radhë gjigante në stacionet e karburantit dhe rritur çmimet, përpara sezonit të Verës ku arrin maja.  Thuajse 60% e stacioneve në Atlanta kishin mbetur pa benzinë.   Ndërkohë, rreth 65% e stacioneve në Karolinën e Veriut dhe 43% në Gerogia dhe Karolinën e Jugut, ishin pa karburant.  Virginia raportoi gjithashtu mungesë të madhe.

Bursa për datën 12 Maj 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA661.00+ 10.25
DIESEL560.75+ 10.00
BRENT70.22+ 1.31

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmAeroporti Nënë Tereza shton 2 destinacione të reja/ TIA konfirmon nisjen e udhëtimeve në datën 15 Maj
Artikulli i radhësLuhatjet e çmimeve janë momentale/ OPEC parashikon rritje të forte të kërkesës globale për naftë. Bursa për datën 13 Maj 2021