‘Kujdes, fëmijët’/ Telefonata që alarmoi gruan, shqiptari gjendet ….

0
‘Kujdes, fëmijët’/ Telefonata që alarmoi gruan, shqiptari gjendet ….

Një ngjarje ende e pashpjegueshme ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, përkatësisht në Heraklion dhe Tympaki, ku dy burra, një 43 vjeçar dhe një 63 vjeçar nga Shqipëria, i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, në një distancë prej vetëm pak minutash nga njëri-tjetri.

Të dy burrat i dhanë fund jetës me një litar duke zhytur në dhimbje familjet e tyre.

Sipas faqes së internetit cretalive.gr, ngjarja ndodhi rreth orës 13.00 të së premtes.

Nëna e gjeti të birin, një artist i njohur i muzikës tradicionale vendase, të varur në bodrumin e një shtëpie në zonën e  Giofyro afër Katee të vjetër.

Në gjendje shoku, ajo menjëherë informoi EKAB dhe autoritetet.

Një ambulancë nxitoi për në vendngjarje, megjithatë ishte tepër vonë për njeriun fatkeq.

Ndërkohë që ndodhi kjo ngjarje, një tjetër u shënua në Tympaki.

Ndërsa ishte jashtë për në punë, gruaja mori një telefonatë të çuditshme nga burri i saj 63-vjeçar.

“Kujdes, fëmijët”, i tha dhe e mbylli telefonin. Menjëherë gruaja e tmerruar mendoi më të keqen në mendjen e saj dhe kërkoi ndihmë nga një prej fqinjëve të tyre.

Në të vërtetë, fqinji u turr në shtëpinë e çiftit dhe u gjend përpara spektaklit të tmerrshëm, pasi 63-vjeçari ishte varur tashmë.

Ajo menjëherë sinjalizoi autoritetet, por fatkeqësisht, shpëtuesit e EKAB të cilët nxituan në shtëpinë e familjes nuk mundën t’i siguronin asnjë ndihmë 63-vjeçarit.

Artikulli i mëparshëmZYRTARE: Finalja e Champions League do luhet në Portugali
Artikulli i radhësRritet bilanci/ Mbi 10 viktima nga përplasjet në Bregun Perëndimor