Partia Demokratike pas vdekjes së Hariz Memës, në krye të degës së PD në Sarandë ka caktuar Vesel Koçiu. Ai është caktuar në këtë detyrë për një periudhë të përkohshme.
Vesel Koçiu mbante postin e Nënkryetarit të degës së PD në Sarandë dhe aktualisht është caktuar të ushtrojë kompetencat e Kryetarit deri në organizimin e proceseve zgjedhore sipas Statutit.
Në lidhje ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Bujar Leskaj, drejtues politik i qarkut Vlorë.