Nëna e Ronaldos: Do ta bind të kthehet te Sportingu

0
This image has an empty alt attribute; its file name is ronaldoo.jpg

Nga Sportingu tek …Sportingu. Cristiano Ronaldo nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur futboll edhe pas moshës 40-vjeçare.

Në pjesën përmbyllëse të karrierës së tij të lavdishme, mund të ketë vend për një tjetër përvojë me ekipin ku filloi gjithçka e që e katapultoi në futbollin që madh.

Kthimi në atdheun e tij, për të cilin është folur aq shumë në mediet luzitane mund të ndodhë kur kontrata CR7 me Juven të skadojë verën e ardhshme. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka veshur fanellën e Sportingut të Lisbonës nga 1997 deri më 2003, para se të bënte hapin e madh drejt Manchester United.

Ka fituar trofe të shumtë në nivelin personal dhe ekipor. Historia dhe numrat janë në anën e tij. E para që dëshiron kthimin e tij në Sportingu i Lisbonës është nëna e tij, Dolores Aveiro, e cila në televizionin portugez, “TVI 24”, tha:

“Do të flas me të dhe do ta bind që të kthehet, vitin e ardhshëm ai do të luajë në stadiumin “Jose Alvalade”. Jam e lumtur për titullim që fitoi ky ekip dhe tani do të përpiqem ta bind atë”.

Artikulli i mëparshëmUEFA publikon këngën zyrtare të Kampionatit Europian të futbollit
Artikulli i radhësZYRTARE: Finalja e Champions League do luhet në Portugali