Pëllumb Pipero jep lajmin fantastik. Ai u shpreh se nëse vaksinimet do të vijojnë me këto ritme brenda muajit qershor, sipas tij, do të çlirohemi nga Covid-19.
Infeksionisti gjatë një bisede më skype për A2 CNN tregon se përmirësimi i situatës i dedikohet dy faktorëve kryesorë, imunizimit natyral pasi një pjesë e konsiderueshme e kanë kaluar koronavirusin dhe numrit të lartë të të vaksinuarve.
Me përmirësimin e ndjeshëm të situatës edhe doktor Pipero i rekomandon ekspertëve të komitetit, lehtësimin e masave anti-covid. Ashtu si në ditët më të vështira të pandemisë, edhe në këtë periudhë, ekspertët ndajnë të njëjtin mendim. Në ambiente të mbyllura duhet të vijojë dhe mbajtja e maskës, madje edhe jashtë kur nuk ruajmë dot distancën.