Ndërtesa ku ndodhen zyrat e Al Jazeera dhe Asociated Press janë bombarduar pak minuta më parë.
Al Jazeera ka raportuar se zyrat janë shkatërruar nga raketat izraelite. Izraeli paralajmëroi se do të bombardojë ndërtesën ku gjenden zyrat e Al Jazeera dhe media të tjera ndërkombëtare në Gaza brenda një ore dhe kërkoi të evakuuohen.
“Ushtria izraelite e okupimit jep një orë kohë për të evakuuar një ndërtesë që strehon zyra ndërkombëtare shtypi, përfshirë Al Jazeera,” thuhej në njoftim.
Fares Akram, korrespondent i Gazës për agjencinë e lajmeve Associated Press, shkroi në Twitter: “Tani bomba mund të bjerë mbi zyrën tonë. Ne vrapuam poshtë shkallëve nga kati i 11-të dhe tani jemi duke parë ndërtesën nga larg, duke u lutur që ushtria izraelite të tërhiqet përfundimisht”.