Kur po luhej derbi Partizani-Tirana, në shkallët e stadiumit u vu re djali i kryeministrit Edi Rama, Gregor Rama, i cili kishte shkuar për të mbështetur skuadrën e tij të zemrës, Tiranën.
Mirëpo krah tij u pa dhe një vajzë, për të cilën shumë media aluduan se mund të jetë jo thjesht shoqja e tij. Gregu rrallë shfaqet në publik, por kur fotografohet me persona që nuk janë të njohur, aludimet dhe thashethemet janë të shumta.
Shumë hodhën dyshime dhe pikëpyetje se cila ka qenë vajza në foto, por ajo është Albana Bejko, gazetare e Ora sport. Siç shihet edhe në foto, Gregu duket pak i shqetësuar nga shkrepjet e “paparacit” ndërsa gazetarja e aspak. Pranë tyre shihet edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili.