Greqia u trondit sërish mbrëmjen e djeshme nga një krim i rëndë. Një ish-boksier 58-vjecar u ekzekutua mensës në Metamorfosi. Kamerat e sigurisë e kanë filmuar gjithë skenën e krimit.
Video-dokumentari, botuar nga stacioni televiziv Mega, tregon momentin kur boksieri 58-vjeçar bie i vdekur nga zjarri i plumbave të ekzekutorëve të tij përpara mensës në Metamorfosi.
Vrasja ndodhi menjëherë pas 22:30, kur 58-vjeçari mbërriti atje dhe u ndal me motoçikletën e tij. Pastaj, nga drejtim të kundërt, mbërriti një motor me dy persona në bord. Pasagjeri nxori armën dhe e qëlloi të paktën tre herë, një herë në gjoks dhe dy herë në kokë. Autorët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.
Departamentit i Vrasjeve, i cili po heton çështjen, mendon se ekzekutimi i 58 vjeçarit është bërë për larje hesapesh të krimit të nëndheshëm.