Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Lujljeta Bozo, ka treguar se gjatë periudhës së tërmetit ka marrë shumë falenderime nga ana e qytetarëve për këshillat e dhëna.
Bozo thotë se qytetarët kishin dëshirë dhe besim se do të ishte zëri i tyre në Parlament, gjë e cila ajo e thotë me siguri të plotë se për çdo shqetësim që kanë do të ngre zërin për të gjetur zgjidhje.
“Unë jam mbushur domethënë jam habitur, por edhe jam mbushur plot me energji dhe me një gëzim që nuk e blej dot me asnjë gjë që mbas tërmetit unë ecja vetëm 10 m dhe do të takoja një ‘Ku je Luljeta, ku je inxhiniere, ku je profesore. Falenderime pafund dhe urime që i kisha qetësuar dhe që shprehën dëshirën njerëz si ty duam të na drejtojnë. Domethënë kishin një dëshirë dhe kishin një besim që unë po të shkoj në Parlament jo se do të bëj përmbysje se nuk bën përmbysje asnjë njeri, por unë zërin e tyre do ta çoj. Kjo është e sigurt, për këtë janë të sigurt ata.
Çdo shqetësim që ka një grup shoqëror dhe e ka të argumentuar gjithmonë me fakte dhe njëkohësisht ai që e ka atë shqetësim shikon dhe një rrugëzgjidhje ai e bën një rrugëzgjidhje me mendjen e vet që duhet të bëhet kjo. Se atij që i pikon çatia e di sesi duhet ta riparojë, edhe ai e di që kjo punë nuk ecën, por po të bëj këtë gjë, po ta rregulloj me ligj do eci çdo gjë mirë.
Kështu që ai mendim i pjekur nuk po them nga një person, por një grupim mund të jetë grupimi i pensionistave që kanë problemet, rinia, gratë, gratë biznesmene, përjashtuar nga tërmeti po kanë problemet e përditshme që ka Shqipëria. Kështu që ajo më shtyu të them të drejtën se unë nuk jam marrë me politikë, plus edhe vlerësimi që ishte maksimal nga ana e Kryeministrit që më bëri ftesën”, u shpreh inxhinieria Bozo.