Përplasi 3 këmbësorë te stacioni i autobusit, arrestohet 49-vjeçarja

0

49-vjeçarja me inicialet F.Z. e cila shkaktoi një aksident në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë mbrëmjen e djeshme është vënë në pranga nga policia. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se shtetasja F. Z., 49 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.

“Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Këmbësoret e aksidentuara u dërguan me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli i mëparshëmVrasja e 20-vjeçares në Greqi, arrestohet një person që mund të ketë lidhje me bandën
Artikulli i radhësApartamentet në bregdet jo vetëm për të banuar, por edhe për të investuar