Konspiracionisti Alfred Cako ka analizuar ministrat e qeverisë Rama, duke treguar problemin që ata kanë me gratë e tyre, por edhe kush rrezikon prej tyre që të mos jetë më pjesë e qeverisë së re që do të krijohet në shtator.about:blank
“Të gjitha gratë e këtyre ministrave nuk i pranojnë në krevat nëse këta nuk realizojnë ato objektivat mujore. Merr vesh psh. gruaja e një ministri, ndërsa gruaja e një ministri tjetër ka më shumë para, atëherë ajo nuk e pranon dot. Erion Braçe që është më i shkurtri nga na fizike, mos kujtoni se është dhe më i shkurtri nga ana e korrupsionit, nuk është aq i shkurtër siç duket. Ka shumë njerëz që ai i ka futur nëpër punë të rëndësishme, hipoteka në Fier e në Tiranë.about:blank
Ndërsa Klosi si pjesë e klanit të Klosit të Mallakastrës, vazhdon të jetë pjesë edhe e Sigurimit të Shtetit që kontrollon në një mënyrë edhe Partinë Socialiste dhe është me të vërtetë shumë e fortë.
Ben Tigri do të mbetet, sepse është Aiko Toska i Enver Hoxhës. Milva Ikonomi besoj se do ta heqin. Kjo ministria e Arsimit nuk ka ndonjë faj, por e mori ministrinë me disa reforma gropë që kanë filluar që në kohën e PD-së, i fillojë Genc Pollo, i cili filloi ta shkatërronte arsimin.about:blank
Një miku im më tha po merr diplomë që vërteton se djali yt ka dalë budalla.
Elva Margaritin e ka përdorur Rama për qëllimet e veta elektorale, apo për të vënë gjoba.about:blank
Xhaçka është përfaqësuese e një hierarki dhe themeluese të PS-së, e kam edhe mik, Servet Pëllumbi. Ajo ka hyrë e sponsorizuar nga rrethi i Servet Përllumbit. Nuk dihet nëse tani që i ka rënë fuqia Servet Pëllumbit do të mbajë të njëjtat pozita.”, tha Cako.