Ekzekutimi i 32-vjeçarit në Shkodër/ Ja çfarë dyshohet se kanë bërë me të autorët para se ta vrisnin

0

Qyteti i Shkodrës u trondit sot nga ekzekutimi i 32-vjeçarit, Endri Mustafa. Ai u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve. Madje mësohet se është qëlluar me një plumb në gojë, 3 në kokë dhe 3 në kraharor.about:blank

Ndërkohë në morgun e spitalit nga mjeku ligjor, është konstatuar që viktima ka shenja dhune. Kjo ngre dyshimet se ai është dhunuar para se të vritej.

Në zonën pranë brigjeve të liqenit, ku ndodh vrasja, janë gjetur si provë materiale një pistoletë dhe gëzhojat e plumbave të shtënë në drejtim të 32-vjeçarit.about:blank

Nga ekspertiza rezulton se viktima është ekzekutuar me 7 plumba, tre në gjoks, 3 në kokë dhe një në gojë.about:blank

Viktima sipas uniformave blu ishte denoncuar nga familjarët e tij prej 3 ditësh i zhdukur dhe vetëm mbrëmjen e së dielës është mësuar fati tragjik i tij.

Policia e ka të skeduar viktimën për disa ngjarje në qytet, ndërsa për zbardhjen e vrasjes së tij është ngritur një grup pune me ekspertë të kriminalistikës, nën drejtimin e prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër.

Artikulli i mëparshëmI riu u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në Shkodër, gazetari i njohur zbulon 2 mesazhet që i kishin mbërritur para se të zhdukej
Artikulli i radhësTurqia gati të ndërhyjë në konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve