Policia e Shkodrës ka reaguar për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa në Shkodër, në zonën e Livadheve.
” Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
32-vjeçari ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët 3 ditë më parë dhe rezulton person me precedentë të theksuar kriminalëabout:blank
Në 2016-n ai u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë për “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim.