Anëtari i Këshillit Kombëtar, Arben Ristani ka kritikuar kreun e PD, Lulzim Basha teksa ka përsëritur kërkesën e tij për dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Ristani thotë se Basha ka humbur 3 herë, teksa edhe njëherë që ka fituar të gjithë e dinë se si ia doli.
“Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove”, tha Ristani.