Plas keq sherri në studio/ Spartak Ngjela çohet nga tavolina LIVE dhe kërkon të largohet nga emisioni

0
Plas keq sherri në studio, Spartak Ngjela çohet nga tavolina LIVE

Një debat i ashpër ka qenë ai mes avokatit Spartak Ngjela dhe deputetes së zgjedhur të PD Ina Zhupa, mbrëmjen e së premtes në ‘Java në RTSH’. Teksa kanë shkëmbyer argumente për temën e patronazhistëve, Ngjela është ankuar se nuk po lejohet të flasë.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Patronazhistët nuk është koncept i yni. Është grass-roots i anglo-saksonëve…

Zhupa:  O zotëri se po na ofendon… Po legalizimet…

Ngjela: Hape në fjalor. A mund të mbaroj unë se më ke zënë gjithë hapësirën? Unë mendova se jam vetëm, s’vija përballë teje. Grass-roots e kam provuar vetë por s’e bëja dot se donte para të madhe. Do të thotë shtëpi më shtëpi.

Zhupa: Kanë të dhëna personale, është shkelur privatësia.

Ngjela: Ohu, ika natën e mirë.

Artikulli i mëparshëmSa lekë ke fituar nga Përputhen? Olsa Muhametaj flet hapur dhe i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj
Artikulli i radhësPD shkon në zgjedhje, më 13 qershor zgjedh kryetarin