Tronditet sporti italian, gjendet i vdekur futbollisti i njohur 31-vjeçar (EMRI+FOTO)

0
Tronditet sporti italian, gjendet i vdekur futbollisti i njohur 31-vjeçar

Një lajm tronditës ka ardhur për futbollin italian. Ish-mesfushori i Avellino, Filippo Viscido, është gjendur pa jetë dje në Battipaglia, ku ai banonte me familjen e tij. Ai ishte 31 vjeç dhe ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë. Arsyet janë ende të paqarta, nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje, apo vdekje natyrale.

Së fundmi, Filippo Viscido kishte luajtur me Salernum Baronissi, aktivitet i ndërprerë për shkak të masave anti-covid. Ai po priste një telefonatë për të zbritur në fushën e futbollit.

Në karrierën e tij, e cila filloi në vitin 2008 në Pomigliano, ai kishte veshur fanellat e Cavese, Avellino (në Serinë D), Battipagliese, Campobasso, Savoia, Potenza, Sorrento, Licata dhe Chieti. Deri në përvojën e fundit në Salernum Baronissi, ku aktualisht u la i lirë pas ndalimit të kategorive të vogla për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Tronditet sporti italian, gjendet i vdekur futbollisti i njohur 31-vjeçar
Artikulli i mëparshëmGjenden qindra trupa të groposur përgjatë brigjeve të një lumi
Artikulli i radhësGjykata cakton masën e sigurisë për efektivin e RENEA-s/ Xhulio Lici shpërthen në lot dhe betohet në Zot…