Deklarata “bombë” e avokatit të njohur/ Këta gjyqtar duhet të përfundojnë pas hekurave!

0
Saimir Vishaj: SPAK të nisë arrestimin e të ngelurve në

Sekuestrimi i pasurisë për 3 ish-gjyqtarë të ngelur në veting shihet si një hap pozitiv në luftën ndaj korrupsionit. Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme sekuestroi pasuritë e Bashkim Dedjes, Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit pasi ndaj tyre është ngritur akuza e fshehjes së pasurisë. Një ndër personat që kërkoi me forcë nisjen e hetimeve për të ngelurit në veting është kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë , Saimir Vishaj. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Vishaj e ka përshëndetur veprimin e SPAK teksa ka kërkuar sekuestrimin e të gjitha pasurive që janë vënë në mënyrë të dyshimtë e të cilat nuk justifikohen dot për prokurorë dhe gjyqtarë të ngelur në veting ose jo. “Vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka sekuestruar pasuritë e ish-kryetarit të Gjykatën Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish-gjyqtarit Fatos Lulo, si dhe pasurinë e ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimit është një lajm i mirë dhe duhet përshëndetur fort. Por unë mendoj se ka ardhur koha që SPAK të sekuestrojë të gjitha pasuritë e vënë në mënyrë të dyshimtë dhe që nuk justifikohet për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, qofshin këtë të ngelur në veting apo jo”, tha ai. Vishaj u shpreh se tashmë ka ardhur koha që Prokuroria e Posaçme të tregohet kurajoze dhe të thërrasë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që u janë sekuestruar pasuritë në mënyrë që të vendosen para drejtësisë. Ai tha se tashmë ka ardhur momenti që të ketë arrestime pasi nuk mjafton vetëm sekuestrimi i pasurive për gjyqtarët apo prokurorët e korruptuar. Sipas tij kushdo i cili ka vënë pasuri në një mënyrë të dyshimtë duhet që të vendoset nën hetim. “Ka ardhur koha që Prokuroria e Posaçme dhe prokurorët e saj duhet të tregohen kurajoze dhe për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që u janë sekuestruar pasuritë, duhet të thirren dhe të dalin para drejtësisë. Ka ardhur koha që të arrestohen se vetëm sekuestrimi i pasurive për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nuk mjafton. Kushdo që vënë pasuri të dyshimtë dhe nuk e justifikon atë, duhet të hetohet”, u shpreh kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

Vishaj kërkon hetimin e politikanëve

Saimir Vishaj po ashtu i bëri thirrje drejtësisë që të drejtohet tek politikanët dhe pushtetarët. Ai u shpreh se të gjithë politikanët të cilët nuk e justifikojnë dot pasurinë e tyre duhet që ajo tu sekuestrohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vishaj tha se duhet të ketë arrestime edhe për politikanët nëse nuk arrijnë dot të justifikojnë dot pasuritë e tyre madje dhe kërkesë llogarie para drejtësisë. Sipas tij tani është vetëm fillimi i reformës në drejtësi pasi më vonë do të shihen çudira. “Unë mendoj se pas prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, drejtësia duhet të trokasë në derën e politikanëve dhe pushtetarëve. Të gjithë politikanët që nuk justifikojnë pasurinë duhet t’ju sekuestrohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Madje, edhe politikanët duhet të arrestohen nëse nuk justifikojnë pasurinë dhe të shkojnë të japin llogari para drejtësisë. Ky është vetëm fillimi i reformës në drejtësi dhe keni për të parë çudira”, u shpreh Vishaj.

Artikulli i mëparshëmKAS merr vendimin për Gjirokastrën/ Reagon PD: Provat janë eksplicite, votimi i dyfishtë…
Artikulli i radhësGruaja e viktimës në Shkodër kundër versionit të policisë: Autori nuk është Ibrahim Lici