I biri i dyshuar për vrasjen, babai dhe hedh akuza të rënda: Jemi komshi! Ju tregoj i kujt është i gjithë skenari

0
I biri i dyshuar për vrasjen që tronditi Shkodrën, reagon

Policia e Shkodrës ditën e sotme ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, i cili dyshohet se është personi i cili ekzekutoi me armë zjarri 32-vjeçarin Endri Mustafa në Shkodër. Në një deklaratë për mediat babai i tij, Mustafa Lici ka mohuar çdo lidhje të djalit të tij Ibrahim Lici me vrasjen.

Ai është shprehur se kamerat e sigurisë konfirmojnë se Ibrahim Lici nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit, për të cilin ai shprehet se e kanë komshi.

“Bashkëpunetori i krimit që është i mitur është punetor i Asmer Bilalit. Atij i kanë thënë që të thote se krimin gjoja e ka kryer me Ibrahim Licin. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Është skenar i përgatitur nga policia por është një bllof i radhës që do deshtojë. Më datën 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vellai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thenë se vrasjen e kanë bërë Ibrahimi Lici por ne jetojmë me kamera. Kjo është nje flluskë. Këto shërbëtoret punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punetorë të Bajrave. Familja e di shume mire se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë menyre sa jetojme në epokën e horave dhe vagabondave ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.

Ne kemi armeë shumë te fuqishme para policisë pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për baze kete shpifje. Eshte fatkqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe të horrave por nuk kemi çfare të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kane rënë të tjerat vrasje që i kanë ngarkuar. Ështe e habitshme si jane bashkuar gjithe bashke. Une kam qene tek familja e viktimes për të pjekur, u perqafova me nenen e tij, dajat, xhaxhallaret dhe ata me thane se e dime se kush na e beri dhe jane te gatshem te tregojme se çfare marrëdhëniesh kane me familjen tonë. Kjo eshte bere vetem nga frika e vdekjes, kane futur një te mitur duke e paguar per te denuar nje tjeter por kjo nuk ka si të ndodhë”, është shprehur Mustafa Lici.

Artikulli i mëparshëmLSI nxjerr dokumentet: Këto janë provat që rrëzojnë tërësisht 25 prillin
Artikulli i radhësArtan Hoxha nxjerr detajet nga terreni: Isha aty kur e arrestuan një person