KAS merr vendimin për Gjirokastrën/ Reagon PD: Provat janë eksplicite, votimi i dyfishtë…

0
Dosjet ankimore/ KAS merr vendimin për Gjirokastrën, reagon

PD dhe LSI kanë paraqitur pretendimet e tyre për parregullsi gjatë procesit zgjedhor edhe në këtë qark. Bëhet me dije se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Gjirokastrës, për ditën e nesërme në orën 09:00. 

Sa i përket votimit të dyfishtë, përfaqësuesi i PS Eridian Salianji e mohoi si pretendim. “Unë ua them me bindje të plotë, zero mundësi për persona që kanë votuar dy herë. Për arsye se të gjithë personat që kanë votuar kanë hedhur nënshkrimet, kanë edhe kartat e identitetit në QV-të”, u shpreh ai.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i LSI-së u shpreh: Ne e gjejmë shumë të qartë këtë tabelë, është sqaruar me hollësi që kanë qenë raste 73. 12 shenja gishtash kanë përdorur tentativa ose votim për 70 persona. Po ashtu është një listë emërore, rezulton të jetë vetëm inicialet e personit, datëlindja, nr. I votimit, dhe qarkut përkatës. Është shumë e qartë kjo gjë.

Sipas PD, provat e paligjshmërisë  janë të qarta. Përfaqësuesi Ivi Kaso tha se duhen hetuar materialet e paraqitura nga opozita, ndërsa kërkoi që të shpallet pavlefshmëri në këtë qark.

“Provat janë eksplicite dhe flasin qartë për paligjshmëri të ndodhur, në një masë të caktuar, në gjithë zonën zgjedhore, dhe lista që i bashkëngjitet kërkesës sonë është po ashtu po aq e qartë. Për aq sa i duhet këtij hetimi besoj që të dhënat janë të qarta, ajo çka i mbetet këtij Komisioni të vlerësojë, është nëse kjo paligjshmëri është e tillë që të shkaktojë pavlefshmëri. Ndikon në ndarjen e mandateve. Duhet të përsëritet procesi në të gjithë zonën zgjedhore apo jo”, tha Kaso.

Anëtari i KAS-it, Ledio Braho tregoi se shqyrtimi i provave për Beratin dhe Vlorën do të nisë sapo të jepet vendimi për Gjirokastrën.

“Në lidhje me seancën që është caktuar për Beratin, duke ditur që palët e këtij procesi janë dhe të Beratit, i ndihmon edhe palët për provat që u nxorën dje, kështu që seancën për Gjirokastrën e shtyjmë për nesër datë 19 maj, ndërkohë që për Beratin jemi direkt pas Gjirokastrës. Besoj se do vijojmë me seancën e kërkesave ankimore për Vlorën’’, tha Braho.

Një ditë më parë, KAS-i hapi 24 kuti të qarkut të Beratit, ku të paktën 7 prej tyre rezultuan me mangësi dokumentacioni. PD dhe LSI kërkojnë pavlefshmërinë e rezultatit dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër dhe Berat .

Artikulli i mëparshëmArtan Hoxha nxjerr detajet nga terreni: Isha aty kur e arrestuan një person
Artikulli i radhësDeklarata “bombë” e avokatit të njohur/ Këta gjyqtar duhet të përfundojnë pas hekurave!