Qëllohet ekipi i Mediaset në Izrael, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë

0
Qëllohet ekipi i Mediaset në Izrael, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme nuk ka kursyer as gazetarët.

Së fundmi ekipi i Mediaset është qëlluar me plumba gome gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Mediat italiane kanë raportuar se transmetimi i drejtpërdrejtë në Tgcom24 nga Elia Milani, korrespodenti i lajmeve në News Mediaset në Jerusalem, u ndërpre nga të shtënat.

 “Atje në fund ju shihni ambulancat… ne nuk e dimë akoma… ja shikoni …”, teksa transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre nga të shtënat.

Milani po fliste nga Sheikh Jarrah, një lagje kryesisht palestineze në Jerusalemin Lindor, dy kilometra në veri të qytetit Vecchia.

Disa minuta më vonë një lidhje telefonike rivendoset dhe është e njëjta që dërgohet për të shpjeguar: “Një plumb gome qëlloi”.

Gazetari tha në një lidhje telefonike më pas se operatori është qëlluar në këmbë dhe ka një dhimbje të lehtë, por tani gjithçka është nën kontroll. 

Artikulli i mëparshëmSHBA drejt daljes nga pandemia, drejtuesit e CDC optimistë
Artikulli i radhësTeknologjia e fundit, mbeturinat plastike do të kthehen në karburant për avionët