Avokati i njohur plas “bombën”/ Ja kush e futi në kurth Sali Berishën

0
Avokati i njohur plas “bombën”, nxjerr skenarin e frikshëm

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka komentuar vendimin e bujshëm nga SHBA me shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Goxhaj ka thënë se me këtë që ndodhi nuk e ka pësuar vetëm Sali Berisha por i gjithë vendi. Ai tha se nuk kishte kundërshti vetëm për mënyrën sesi u ndëshkua Berisha pasi sipas tij kjo ishte diçka e merituar, por për ekzistencën e një plani që është thurur në 8 vite me radhë për të arritur në këtë ditë.

Ai shtoi se pjesë e planit është popullimi i vendit me shtetas nga Afrika dhe Lindja e Mesme, për t’i lënë shqiptarët në pakicë.

“Nga raportet që kanë ardhur nga Organizaat ndërkombëtare, thuhet se në vitin 2017 në Shqipëri pati një problem, ishte cadra, duke qenë kjo nuk futeshin as në zgjedhje, dhe kur hynë i humbën zgjedhjet në mënyrë spektakolare. Në 2019, hoqën dorë nga mandatet, më pas të gjitha bashkitë i merr vetëm njëra parti.

Në 2021, PD ja ka lënë hapësirën PS dhe ne kuptojmë se në zgjedhjet e ardhshme, nuk mund të fitohen më zgjedhjet nga demokratët.

Pse është Sali Berisha problemi ? Sepse nga raportet e dhëna nga organizatat, thuhet se Lulzim Basha ka pranuar se nuk ka në dorë asnjë lloj veprimi apo vendimi brenda PD-së. Duke i faturuar të gjitha këto Sali Berishës.

Efekti Domino, Rama i bën ftesë Bashës për bashkëqeverisje, reagojnë Meta dhe Berisha të cilët thonë se nuk ka shans për dicka të tillë. Problemi sipas tyre është të heqin qafe Sali Berishën. Unë kam pasur frikë që amerikanët po mbështesnin agjendën e Sorosit për shpopullimin e Shqipërisë. Unë arrij në konkluzionin që ne këtu kishim një kurth. Kur kam ardhur këtu të mërkurën, kam shpjeguar që mbrapa kësaj është Xhorxh Soros.

Berisha thotë ku janë provat. Provat janë tek Lulzim Basha. Ky është një kurth i përgatitur për 8 vite dhe ra pre Sali Berisha, por edhe ne.

Ambasadorja e SHBA tha se Shqipëria po ndryshon. Po në fakt po ndryshon, ky vend më vonë do të quhet Albanistan sepse këtu do të mbushet me të huaj. Do të ketë 1 milionë e ca arabë dhe aziatik dhe 1 milionë Shqipëtarë”, tha Goxhaj i ftuar në Fax News.

Artikulli i mëparshëmE rëndë / E zë korrenti në shtyllën e tensionit, humb jetën punonjësi i OSHEE
Artikulli i radhës“Eurovizion 2021”/ Pritshmëritë ishin të mëdha: Shpërthen Olti Curri: Boll bëtë vërr vërr! Më mirë si Byonce sesi nënë Tixhja