Kane shumë pranë Manchester City-t, ja çfarë thotë Guardiola

0

Manchester City është favorit për të transferuar Harry Kane, sipas asaj që raporton “The Sun”.

 Kane dëshiron të largohet nga Tottenham këtë verë dhe ai la të kuptohej se Etihad ishte destinacioni i tij i preferuar … kur pranoi se do të donte të luante përkrah Kevin De Bryne.

“Do të doja ta kisha një lojtar që shënon 25-30 gola në sezon, por asnjëherë nuk i bëj presion lojtarëve. Më duhet një futbollist që shënon më shumë, pasi statistikat flasin vetë”, u shpreh Pep Guardiola në lidhje me dhuratën që pret nga merkato.

Raheem Sterling, ka shënuar këtë sezon 10 gola, ndërsa  Sergio Aguero – shënuesi më i mirë në historinë e klubit (258 gola) – ka luajtur një rol të vogël për shkak të dëmtimeve dhe do të largohet nga klubi pas takimit kundër Everton. Gabriel Jesus, i blerë për të zënë vendin e Aguero, ende nuk e ka arritur të tregojë më të mirën e tij, me vetëm tetë gola. Kjo shpërndarje e golave ​​i dha “Qytetarëve”   tretë në katër vjet, por sipas asaj që deklaron Guardiola sezonin e ardhshëm i duhet një lojtar goli dhe Kane do të ishte njeriu ideal për  të.

Kane kushton 150 milionë euro, por për pronarët e Manchester Cityt kjo shifër nuk përbën aspak problem.

Artikulli i mëparshëmNudo në sheshin ‘Skënderbej’, qytetarja proteston kundër abuzimeve seksuale
Artikulli i radhësPo vjen vera/ Ja sa pritet të shkojnë temperaturat javën e ardhshme