Mediat në Serbi: SHBA presion të tmerrshëm mbi Greqinë që të njohë Kosovën

0

“Presidenti i SHBA, Joe Biden po bën presion të tmerrshëm mbi Greqinë që të njoh pavarësinë e Kosovës”. Kjo është ajo çfarë kanë shkruar ditën e sotme shumë media serbe për sa i përket çështjes së njohjes së Kosovës si një shtetit i pavarur.

Më tej theksohet se, presioni po bëhet aq i madh sa synohet që qëllimi për njohjen e Kosovës nga Greqia të bëhet edhe para nisjes së dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas asaj që citohet me mediat serbe, “presioni” po bëhet direkt nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ata i referohen ‘burimeve të tyre diplomatike’, duke shkruar se “është e rëndësishme për Washingtonin që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimisht të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili është planifikuar në mes të qershorit”.

Në shkrimin e publikuar në mediat serbe më tej shkruhet se kjo shkel edhe Marrëveshjen së Washingtonit të arritur në kohën e ish presidentit Donald Trump,

Gjithashtu, shkrimi nënvizon frikën se në rastin e njohjes së Kosovës nga Greqia, kjo do të mund të pasonte me njohje edhe nga vendet tjera evropiane, Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia që do të mund ta ndiqnin shembullin e njejtë.

Artikulli i mëparshëmProblemet që shkakton bërja e një tatuazhi në lëkurë, dermatologët apel të rinjve: Mos bëni në masë
Artikulli i radhësHap pas hapi, nga Stambolli në Tiranë, dalin pamjet e reja të arratisjes së “Boss-it” turk