Ka marrë një kthesë të re ngjarja ku u gjet i vdekur në mes të rrugës në një nga lagjet më të populluara të Elbasanit një person.
Policia së fundmi ka bërë të mundur identifikimin e tij.
Mësohet se personi i gjetur pa shenja jete e me damarë të prerë është Ramadan Kupi, 67 vjeç.
Raportohet se ai jetonte vetëm në një pallat në katin e katërt të qytetit të Elbasanit.
Siç sqarohet më tej, ai fillimisht ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga banesa ku jetonte.
Kjo dinamikë e re, përjashton mundësinë që viktima të jetë vrarë nga ndonjë tjetër person.