Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munich, ka thyer me 41 gola të shënuar në një sezon të Bundesligas rekordin e Gerd Muller.
Polaku e ka komentuar me këto fjalë golin e shënuar në minutën e 90-të kundër Augsburg-
“Më duket sikur jam në një film fantastiko-shkencor. Jam pa fjalë. Për 90 minuta kam provuar të shënojë, por nuk ia kam dalë, më pas e kam bërë në minutën e fundit”, ka thënë Lewa.
“I jam mirënjohës skuadrës sime që ka bërë gjithçka është e mundur që të shënoja këtë gol. Ia dedikoj golin dhe rekordin mamasë sime që feston ditëlindjen dhe trajnerit Flick”.