
Ka shkuar në 13 numri i të vdekurve nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Itali ku një kabinë teleferiku është shkëputur dhe ka rënë nga rreth 150 metra lartësi.
Ngjarja e rëndë është shënuar në provincën e Verbania-Cusio-Ossola të Italisë. Një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 15 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.
Mediat italiane raportojnë se deri tani janë konfirmuar 13 persona të vdekur, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë ndodhen edhe 2 fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç.
Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos. Sipas mediave italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavoje.
Incidenti, ndodhi rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme rreth 100 metra larg shtyllës së fundit të stacionit të mbërritjes.
Teleferiku në zonën e Mottaron ishte hapur më 24 prill, e cila për më shumë se një vit ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.






