Një gazetar që konsiderohet si kritik ekstrem në Bjellorusi, Roman Protasevich u arrestua në Minsk në bordin e një avioni Ryanair që bëri ulje emergjente në kryeqytetin bjellorus. Sipas mediave të huaja, Protasevich po udhëtonte nga Athina në Vilnius.
Avioni që fluturonte nga Greqia në Lituani bëri një ulje të detyruar pasi u kërcënuar me përplasje nga avionët ushtarakë të ngritur në ajër nga presidenti bjellorus, Aleksandër Llukashenko.
Avioni i linjës ‘Ryanair’ u ul me forcë në Minsk. Lëvizja kishte për qëllim arrestimin e gazetarit të famshëm Protasevich, i cili po përballet me dënimin me vdekje në vendin e tij.
Protashevich është një nga themeluesit e shërbimit të lajmeve të opozitës NEXTA, një kanal Telegram që është bërë një nga burimet kryesore të mbulimit të lajmeve të protestave në Bjellorusi. Ai vazhdimisht ka kundërshtar Lukashenkon dhe ndihmon në koordinimin e demonstratave.
Ai ka mbuluar në mënyrë aktive atë që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2020, si dhe demonstratat anti-qeveritare.
Roman Protasevich
Ulja e detyruar u urdhërua nga Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko. Sipas zyrtarëve dhe aktivistëve, Protasevic ishte në listën e të kërkuarve, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Avioni kishte arritur pothuajse në Lituani kur ndërroi drejtim. Presidenti lituanez Gitanas Nauseda dënoi veprimet e Bjellorusisë, duke kërkuar të lirohet Protaseviç dhe duke bërë thirrje për një përgjigje ndërkombëtare.
‘Unë i bëj thirrje aleatëve të NATO-s dhe BE-së që menjëherë të reagojnë ndaj kërcënimit që i kanoset aviacionit civil ndërkombëtar nga regjimi i Bjellorusisë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm që kjo të mos përsëritet’, tha Nauseda.
Edhe presidentja e BE-së Ursula von der Leyen ka reaguar me ashpërsi.