U arrestua pasi drejtonte makinën i dehur, lihet në ‘arrest shtëpie’ këngëtari Aleksandër Gjoka

0

Arrest shtëpie për këngëtarin Aleksandër Gjoka i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi u përfshi në një aksident. Ky është vendimi i gjyqtarit për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjoka u arrestuar nga policia e kryeqytetit mëngjesin e 22 majit 2021.

Ndërsa po lëvizte më makinën e tij në zonën e Saukut drejt Komunës së Parisit, ka humbur kontrollin duke u përplasur më një bordurë.

Policia është njoftuar për aksidentin dhe pasi shërbimet kanë shkuar në vendngjarje kanë konstatuar se shoferi i mjetit ishte këngëtari Gjoka.

Siç pretendon policia drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës pasi ka pësuar disa fraktuara në trup. Pas ndihmës së parë që i është dhënë,  mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli i mëparshëmPo vjen vera/ Ja sa pritet të shkojnë temperaturat javën e ardhshme
Artikulli i radhësZyrtare! Kryesia e PD miraton 4 kandidatura për kryetar, skualifikohet ky emër…