OBSH dënon monopolin e vaksinave antiCovid: 10 vende kontrollojnë fatin e botës

0

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se pandemia e Covid-19 ka nxjerrë në pah pabarazitë me të cilat përballet planeti ynë. Lideri i OBSH-së ka thënë se më shumë se 75% e vaksinave janë shpërndarë te dhjetë vende të pasura ndërsa pjesa tjetër e planetit është lënë në harresë.  Ai ka bërë thirrje që të ndahen vaksina edhe për vendet e tjera, veçanërisht për shtetet e varfra.

Deri më tani, Kina dhe SHBA-ja kryesojnë listën e vendeve që kanë më tepër banorë të vaksinuar. Në Europë listën e vendeve më të vaksinuara e kryeson Britania e Madhe, e ndjekur nga Gjermania dhe Franca.

Artikulli i mëparshëmNjë ditë pasi iu miratua emri nga Kryesia e PD-së, Agron Shehaj paralajmëron konferencë për shtyp
Artikulli i radhësKuzhinieri i famshëm, Nusret përballet me një proces gjyqësor, rrezikon të gjobitet me shumën marramendëse