Një kartel droge që vepronte në Catania, i përbërë nga dy grupe kriminale të kolumbianëve dhe shqiptarëve, është goditur nga policia. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 365 kg marijuanë dhe kokainë.
13 persona u vunë në pranga gjatë operacionit të koduar “Cocorito” i cili u zhvillua nga polica ekonomike dhe financiare e Catanias me mbështetjen e Scico.
Arrestimet u bënë me një urdhër-ndalimi të lëshuar nga Gjykata me kërkesë të drejtorisë Anti-Mafia të Catanias për veprën kriminale që synonte synonte trafikimin dhe shitjen e drogës, raporton La Reppublica.