Tragjedia në maratonë, 21 vrapues ndërrojnë jetë duke ngrirë së ftohti

0

Mund të cilësohet si tragjedia më e madhe e ndodhur në historinë e vrapit, edhe në variantin e tij ekstrem. Sipas autoriteteve kineze, të paktën 21 vrapues që po merrnin pjesë në një ultramaratonë, siç quhen të gjitha garat që zgjasin më shumë se 42 kilometrat tradicionalë, kanë ndërruar jetë për shkak të kushteve klimaterike.

Pjesëmarrësit në total ishin 172, dhe po tentonin të vraponin 100 kilometra në të ashtuquajturin “Pylli prej Guri” pranë Lumit të Verdhë, në një zonë e izoluar të provincës së Gansusë.

Sipas organizatorëve, ende të shokuar për tragjedinë, kushtet klimaterike në zonën malore ndryshuan në mënyrë pothuajse të menjëhershme, dhe atletët me pantallona të shkurtra dhe bluzë u përballën me një stuhi të akullt shiu, si dhe një ulje temperaturash drastike.

Kushte që gjetën në befasi jo vetëm vrapuesit pa eksperiencë, por edhe një atlet të njohur si Liang Jing, tre herë fitues i kësaj disipline ekstreme.

Qeveria kineze organizoi në pak kohë një ekip shpëtimi prej 1200 personave, duke gjetur shumicën e atletëve në gjendje shumë të vështirë fizike dhe psikologjike. Një hetim i detajuar ka filluar për të përcaktuar shkaqet, mos organizimi, nënvlerësimi i ndryshimeve të motit, fati i keq, apo të gjitha këto bashkë.

Artikulli i mëparshëmKërkesa për naftë tejkalon 95 milion fuci në ditë/ OPEC optimist për rritjen e kërkesës gjatë verës. Bursa për datën 24 Maj 2021
Artikulli i radhësKina po ndërton një kryeqytet të ri për Egjiptin