Maksim Hoxha është emëruar sot në krye të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër. Emërimi i tij është bërë nga drejtori i përgjithshëm, Blendi Gonxhe.
Kujtojmë se Hoxha mban njëkohësisht detyrën e kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër, si dhe është anëtar i Këshillit Bashkiak.
DRSHTRR Gjirokastër ishte pa drejtues prej disa muajsh, që prej momentit kur u nda nga jeta për shkak të Covid-19, Edi Pesha.