Emma Coronel Aispuro kishte një jetë magjepsëse në New York, duke shijuar përfitimet e martesës së saj me mbretin e drogës El Chapo.
Por çfarë po ndodh tani me ‘Mbretëreshën’ e botës së karteleve të drogës?
Pas arrestimit të saj ajo mbahet në një qeli të vogël në një burg në Virxhinia.
Avokati i saj Mariel Colón Miro, thotë se Aispuro lexon libra romantik për të kaluar kohën.
Kushtet e burgur janë një kontrast shumë i thellë me jetën që ajo kishte më parë.
Para se ajo të arrestohej kishte në plan të niste një linjë veshje.
Por kjo ëndërr mbeti e paralizuar pasi në fillim të këtij viti Coronel u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar në Virxhinia dhe akuzohet për ndihmën që po i jepte burrit të saj zotit të drogës për të drejtuar kartelin famëkeq Sinaloa teksa El Chapo 64 vjeç po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Kolorado.
Zyrtarët e FBI janë shprehur se Coronel komplotoi për të shpërndarë kokainë dhe ndihmoi në planifikimin e arratisjes të burrit të saj nga një burg meksikan në vitin 2015.
Nëse shpallet fajtore ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Duke lënë mënjanë çështjen e fajit ose të pafajësisë, analistët që studiojnë botën e trafikut të drogës thonë se Coronel gdhendi një rol të pazakontë për veten e saj.
Ajo ishte një figurë publike, një sipërmarrëse dhe ‘roje’ që ndihmonte për të kontrolluar se kush kishte qasje tek burri i saj ndërsa ai ishte duke drejtuar kartelin.
Tradicionalisht, gratë e trafikantëve të drogës shihen si “shumë seksuale” dhe “pa rol”, thotë Cecilia Farfán-Méndez, një studiuese në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, Coronel ishte ndryshe: “Ajo tregoi se gratë mund të mbajnë pozicione të pushtetit”.
Coronel, u takua me Guzman kur ajo ishte 17 vjeç, dhe ata u martuan shumë shpejt.
Ata kanë dy fëmijë, Maria Joaquina dhe Emali.
Gjatë gjykimit të burrit të saj, Coronel ishte prezente në sallën e gjyqit çdo ditë.
‘Një divë e Sinaloas” shprehet analisti Romain Le Cour i cili ka kaluar kohë në Meksikë, duke studiuar kartelet e drogës.
”Me buzë të kuqe, e zbukuar me diamante dhe e veshur me xhinse të ngushta ajo mishëron imazhin popullor të një ‘buchone’’.
Ndërsa George Mason Guadalupe Correa-Cabrera e përcakton termin buchona si të tillë:
“Ata veshin rroba shumë të shtrenjta, çanta Louis Vuitton. Gjithçka është një ekzagjerim, dhe ajo është një përfaqësim perfekt i këtij imazhi. E gjitha ka të bëjë me pamjen, kirurgjinë plastike”.
Një nga tiparet e saj më të habitshme, vuri në dukje Correa-Cabrera, është “pjesa e pasme” e saj, që ajo e përshkroi si “jashtëzakonisht të lakuar”.
Imazhi i saj joshës ishte në kontrast me realitetin e zymtë të operacioneve të kartelit të El Chapo.
Çmimi i besnikërisë
Lucero Guadalupe Sanchez Lopez, dashnorja prej kohësh e Guzman, dëshmoi kundër tij gjatë gjyqit.
Ajo u arrestua në qershor 2017 me akuzat për tafikim droge pranë kufirit SHBA-Meksikë.
Por Sánchez, një nënë e dy fëmijëve, bashkëpunoi me prokurorët si pjesë e një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Veshur me kostumin e burgut, ajo përshkroi çështjen e tyre dhe punën e saj si një udhëheqës karteli në sallën e gjyqit.
Teksa Sanchez ndodhej në sallën e gjyqit, Coronel ishte e ulur në rreshtin e dytë dhe mbante veshur një xhaketë prej kadifeje si bashkëshorti i saj, El Chapos.
”Xhaketat që përputhen treguan forcën e martesës së tyre”, thotë William Purpura, i cili shërbeu si avokat i Guzman.
Coronel dëshironte t’i dërgonte një mesazh Sanchez me anë të kodit të veshjes, ajo po i tregonte asaj: ‘Ai është i imi”.
Por jo shumë kohë më pas vendet ishin kthyer për dy gratë e El Chapos.
Sanchez u la e lirë nga burgu ndërsa Coronel është pas hekurave.
Kur avokati i saj, Heather Shaner, i tha asaj se Coronel ishte në burg, Sánchez nuk tregoi asnjë shenjë gëzimi.
Avokati i saj kujton: ”Ajo u ndje e trishtuar dhe u shpreh: është thjesht një nënë që duhet të jetë larg fëmijëve të saj’.