Janë bërë publikë pamjet e plagosjes së Edison Begajt në Vlorë, ngjarje e cila ka ndodhur në sytë e fëmijëve të tij të mitur, të cilët ndodheshin në makinë.
Siç mund të shihet qartësisht edhe në video, Begaj ka ndalur makinën e tij fillimisht në derën e banesës së tij, ku kishte dhe kamera sigurie.
Begaj del prej aty dhe diçka bisedon në celular, ndërsa dy fëmijët e tij janë ende në mjet, shkruan fax web.
Në momentin që ai i drejtohet sërish makinës, autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që fëmijët të tronditur bëjnë disa lëvizje brenda mjetit.