Tatimet fillojnë zbatimin e Planit të masave për sezonin turistik 2021, kontrolle për dokumente e fatura

0

Me nsjen e sezonit turistik Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se ka nisur zbatimin e planit të masave. Ky plan synon informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike, në mbarë vendin, në sektorin e veprimtarive të turizmit (bar, restorant, hoteleri etj) për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, si dhe rritjen e nivelit të vetëdeklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

Duke parashikuar një sezon turistik të çliruar nga situata e pandemisë, Administrata Tatimore ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që operojnë në fushën e turizmit që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor si dhe në përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Shumë nga subjektet, pjesë e këtij sektori, kanë përfituar nga lehtësimet fiskale pjesë e programit qeverisës dhe në një situatë të tillë duhet të jenë të ndërgjegjshëm në respektimin me rigorozitet të legjislacionit tatimor. Administrata Tatimore ka një qëndrim të drejtë dhe të paanshëm dhe në funksion të krijimit të urave të duhura të bashkëpunimit, ju fton të vetdeklaroni me saktësi. Do të zhvillohen takime informuese pranë çdo Drejtorie Rajonale në këtë kuadër. Më pas do të vijohet me verifikime dhe monitorime në vend, përgjatë gjithë sezonit në lidhje me:

  • Respektimin e detyrimit për regjistrim në QKB dhe në Administratën Tatimore.
  • Respektimin e detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport.
  • Respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij.
  • Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm.
  • Respektimin e detyrimit për të mos lëshuar fatura me printera jo fiskalë.
  • Respektimin e detyrimit për t’u regjistruar për përgjegjësinë tatimore TVSH nëse plotësohen kriteret.
  • Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Administrata Tatimore, me të gjitha strukturat e saj është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit./monitor

Artikulli i mëparshëmParadoksi, ndërtimi ka “lulëzuar” edhe pse bizneset nuk e prisnin
Artikulli i radhësSektet satanike/ Si vdiq ekonomisti 32-vjeçar në Tiranë, u gjet në pozicion lutjeje