Anglia mposht Austrinë, Gjermania barazon me Danimarkën

0
Anglia mposht Austrinë, Gjermania barazon me Danimarkën

Kanë përfunduar dy miqësoret, Angli – Austri dhe Gjermani – Danimarkë.

“Tre Luanët” kanë mposhtur 1-0 Austrinë, kurse Gjermania ka barazuar 1-1 me Danimarkën.

Angli 1 – 0 Austri

Pavarësisht që dominuan në të gjitha aspektet, anglezët shënuan vetëm njëherë.

Ishte talenti i Arsenalit, Bukayo Saka që realizoi në minutën e 57-të, gol për të cilin ishte i pari në fanellën e Kombëtares angleze.

Gjermani 1 – 1 Danimarkë

Gjermani ka barazuar në miqësoren ndaj Danimarkës me rezultat 1 – 1.

Dy skuadrat zhvilluan lojë mjaftë ofensivë, ku kishin shumë raste shënimi.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet. Neuhaus zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur duke kaluar Gjermaninë në avantazh (48′).

Ndërsa, Poulsen pas asistimit të Eriksen barazoi rezultatin (71′), duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Artikulli i mëparshëmÇani për Lulzim Bashën/ Ky është plani i fshehtë që po përgatitet: Ja kur do largohet Rama nga pushteti
Artikulli i radhësAutorët e ndoqën deri në katin e pestë/ Zbardhen fjalët e fundit të Shkëlzen Velajt para se ta ekzekutonin