DASH shpall “non grata” zyrtarin bullgar që u dha pasaportë 1900 shqiptarëve

0

Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “të padëshiruar” disa zyrtarë, biznesmenë dhe politikanë bullgarë mes të cilëve edhe Petar Haralampiev, drejtor i Agjencisë për Bullgarët Jashtë dhe Krasimir Tomov sekretar i përgjithshëm.

Ata u arrestuan më herët për atë që njihet si skandali i shitjes së pasaportave bullgare. Në pranga ranë 20 persona të cilët kishin ngritur një skemë që bëri bullgarë 18 mijë persona, 1894 nga të cilët nga Shqipëria.

Të arrestuar ishin edhe disa ndërmjetës të cilët dyshohet se u kërkuan njerëzve nga Maqedonia, Ukraina dhe Moldavia, të cilët nuk kishin rrënjë bullgare, të paguanin ryshfet për të marrë një certifikatë që njeh origjinën e tyre bullgare.

Kjo certifikatë është dokumenti i parë i nevojshëm në rrugën për marrjen e shtetësisë bullgare, por kriteret për atë që përbën trashëgiminë bullgare kanë tepër të paqarta. Një përgjigje e Ministrisë së Drejtësisë në një hetim parlamentar tha se 116 mijë njerëz kanë marrë nënshtetësi në 15 vitet e fundit, shumica e të cilëve u mbështetën në certifikatat e trashëgimisë.

Numri i përgjithshëm i aplikuesve për marrje nënshtetësie ishte 185 mijë. Raportet e medias dhe hetimet për skemat e dyshuara korruptive për “të shitur” dokumentet e trashëgimisë bullgare janë publikuar prej vitesh.

Artikulli i mëparshëmI vodhën 75 mijë euro 63 vjeçarit! Kapen autorët e dyshuar. U sekuestrohen 27 mijë euro
Artikulli i radhës“Nënë Tereza” aeroport rezervë i Forcave të Armatosura/ Vendimi: Gjatë gjendjeve ku kërkohen masa të jashtëzakonshme