“Ke udhëtuar me viktimën?”, Artan Hoxha shtang Blendi Fevziun: Për mua është shumë e rëndë që thua…

0
"Ke udhëtuar me viktimën?", Artan Hoxha nxjerr detajin

Gazetari Artan Hoxha, teksa ka komentuar lidhur me situatën e kriminalitetit në vend, tha se me viktimën Delon Troqe ka udhëtuar në skaf drejt Karaburunit.

Kujtojmë se mbrëmjen e 21 Majit në mes të Vlorës u vra Delon Troqe, i cili u ekzekutua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje.

Pjesë nga biseda në Opinion

Artan Hoxha: Mua më ka rastisur që kam udhëtuar me skaf me viktimën.

Blendi Fevziu: Me viktimën?

Artan Hoxha: Se ka pasur… punonin gjatë Verës çonin turistë në Karaburun.

Blendi Fevziu: Me Delon Troqen?

Artan Hoxha: Po, me Delon Troqen.

Blendi Fevziu: Kishte precedent penal?

Artan Hoxha: Këta që merren në Vlorë me skafe e me kështu nuk thua dot….

Blendi Fevziu: Ishte më duket me banim në Spanjë dhe Shqipëri?

Artan Hoxha: Ka qenë me banim në Spanjë dhe ka ardhur në Shqipëri. Nuk mund të thuash pas vdekjes ka precedent penal më, se nuk është justifikim më. Për mua është shumë e rëndë.

Artikulli i mëparshëmKryeministri Rama takohet me biznesmenin e madh Turk! Paralajmëron nisjen e një projekti të rëndësishëm në Shqipëri
Artikulli i radhësSKANDALI/ Prindërit u shkarkuan me bujë nga Vetting-u si gjyqtarë “KÇK”, fëmijët emërohen magjistratë të së ardhmes! (EMRAT)