Me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave ka vendosur caktimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, si aeroport rezervë i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjatë gjendjeve për të cilat kërkohet marrja e masave të jashtëzakonshme.
Vendimi përcakton gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi.