Plagosja në Vlorë/ Dy plumbat i priti çanta me 1 milionë lekë/ Ja kush e mbrojti Edison Begajn

0
Plagosja në Vlorë/ Habit gazetari: Dy plumbat i priti çanta,

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje të reja lidhur me atentatin që iu bë Edison Begajt në Vlorë, nga një person i veshur dhe i maskuar si polic.

Dervishi tha në “Open” se dy plumbat e kanë kapur te çanta, ku brenda kishte 1 milionë lekë të gjitha prerje dhjetëshe dhe u mbrojt nga tufa e trashë e tyre.

Ndërkohë gazetari investigativ Elton Qyno tha se e gjitha ka të bëjë me larjen e hesapeve dhe prishjen e pazareve të drogës.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Cila ka qenë arsyeja e këtij atentati? Motivi?

Elton Qyno: Arsyeja kryesore ka qenë droga. Ai ka qenë i arrestuar dhe proceduar për trafik lëndësh narkotike. I plagosuri u arrestua për ngjarjen e Semanit ku u kap drogë. Fakti që aty ka pasur fëmijë tregon që këta nuk pyesin as për fëmijë e as që je te dera e shtëpisë.  

Ferdinand Dervishi: Ai ka një biznes aty në pedonale, dhe kishte marrë lekët ndoshta nga aty ka biznes të mirë aty në pedonale. Aty brenda kishte 1 milionë lekë të vjetra, të gjitha 10-tëshe dhe plumbi është drejtuar aty e ka kapur te çanta dhe nuk e ka depërtuar se tufa e lekëve ka qenë e trashë. E ka ruajtur zoti me ato 2 plumba, vetëm një që e kapi në këmbë dhe më pas i ka ikur këmbëza bosh atij që nuk e vrau dot

Artikulli i mëparshëmNdryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës (EMRI)
Artikulli i radhësMe dyer të mbyllura dhe ‘kokë më kokë’/ Erdogan pret në presidencë kryeministrin Edi Rama