Raportet Shqiptaro-Turke/ Vjen mesazhi i fuqishëm nga ministri grek

0
Raporti i Tiranës me Ankaranë, vjen mesazhi i fuqishëm nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur gjatë për Ballkanin dhe raportet me vendet fqinje.

Lidhur me Shqipërinë, ai vuri në dukje se kryeministri Edi Rama është zotuar publikisht, që të dy palët të çojnë në Hagë çështjen për zonat detare.

Një përgjigje ai e kishte edhe për raportin e Tiranës me Ankaranë teksa marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë të tensionuara, po për shkak të kufirit detar.

Ai u shpreh se është e rëndësishme të mos shikohen marrëdhëniet greko-shqiptare në dritën e marrëdhënieve të Shqipërisë me Turqinë.

“Shqipëria ka bërë historikisht zgjedhjen e saj” tha ai duke shtuar se integrimi në familjen Europiane “Patjetër do ta sjellë atë shumë afër Greqisë në të ardhmen“.

Artikulli i mëparshëmTrondit Alfred Cako/ Ja çfarë fshihet pas simboleve në trupin e 23-vjeçares që u gjet e vdekur…
Artikulli i radhësBie nga lartësia 17-vjeçari në Sarandë, transportohet me urgjencë në Tiranë