Sekuestrohen tri mina me telekomandë në Durrës, tre të arrestuar

0

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin”Muzeu”, duke sekuestruar 3 mina me telekomandë. Blutë njoftojnë po ashtu se kanë vënë në pranga 3 persona.

Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

  • I. A., 47 vjeç, B. Ç., 31 vjeç dhe E. B ., 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin I. A. dhe pasagjerë shtetasit B. Ç. dhe E. B. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli i mëparshëmNë cilin vend të Europës po ndalohet përdorimi i barit artificial?
Artikulli i radhësPandemia mbylli 7% të bizneseve të huaja në Shqipëri, falimentojnë 458 sipërmarrje italiane